Lajme

Nis seanca për ‘Syrin e Popullit’, largohen mediat nga salla

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 16 January 2020

Të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, janë sjellë në seancë, raporton Ekonomia Online. Gjatë së enjtes dhe së premtes do të mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër Sadri Ramabajës.

Në këtë seancë fjalën përfundimtare do ta ketë Sadri Ramabajës dhe avokati i tij, Ramiz Krasniqi.

Avokati Krasniqi ka deklaruar se profesori dhe publicisti Sadri Ramabaja, po mbahet në paraburgim tash e më shumë se dy vjet, sipas një skenari akuzash politike, pa pasur asnjë arsyeshmëri.

-Advertisement-

Në këtë rast, për përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, për vrasje të rëndë në tentativë si dhe vepra të tjera penale, akuzohen Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 27 shkurt 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana për vepra të ndryshme penale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera