Nis seanca për “skandalet në KEK”, deputetët e VV’së s’marrin pjesë – kjo është projektrezoluta që do të votohet
Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 24 October 2024
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita lidhur me “skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës. As në këtë seancë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk po marrin pjesë. Për dallim nga dy seancat e kaluara, Kryeparlamentari Glauk Konjufca është parë në sallë..
Në këtë seancë, LDK pritet të prezantojë një Projekt-Rezolutë, përmes së cilës kërkohet hetim për ndërhyrjet e personave të paautorizuar në menaxhimin dhe vendimmarrjen në KEK, për dhënien e tenderëve, tregëtinë e energjisë dhe proceset e punësimit.
Kuvendi me këtë projektrezolutë kërkon që të hetohet edhe roli dhe ndikimi i jashtëligjshëm i Dejona Mihalit në menaxhimin dhe vendimarrjen në KEK.
Më poshtë gjeni tekstin se çka përmban kjo rezolutë:
Kuvendi i Kosovës kërkon nga organet kompetente qe te vazhdojë hetimet e plota dhe te thelluara per skandalet ne KEK, duke perfshire keqmenaxhimin e tenderëve njeburimore dhe mungesën e konkurrences ne prokurimin publik. Te gjitha shkeljet e konstatuara te ndiqen penalisht.
Kuvendi kerkon nga Qeveria e Kosoves dhe Bordi i KEK që te raportojne për kontratat e shitblerjes se energjise gjate periudhes 2021-2024, duke perfshire kushtet e favorshme per palët e treta dhe ndikimin ne financat publike. Kuvendi obligon organet perkatese qe te rishikojne keto kontrata per te mbrojtur interesin publik dhe te ndjekin çdo parregullsi.
Kuvendi kerkon nga autoritetet kompetente te hetojë nderhyrjet e personave te paautorizuar ne menaxhimin dhe vendimmarjen ne KEK, veçanerisht ne lidhje me dhenien e tenderëve, tregtine e energjise dhe proceset e punësimit. Tê merren masa konkrete per te ndaluar nderhyrjet e paligishme dhe per te siguruar nje menaxhim transparent dhe te pavarur ne KEK.
Kuvendi kerkon nje hetim te plote per rolin e Dejona Mihalit dhe çdo personi tjeter që ka ushtruar ndikim te jashteligishem ne menaxhimin e KEK dhe proceset e rekrutimit, duke perfshire punesimet e jashteligjshme.
Kuvendi e obligon Bordin e KEK dhe institucionet pergjegjëse pë r menaxhimin e energjisë që te rrisin transparencën në te gjitha proceset e prokurimit dhe tregtise së energjise, duke përfshire publikimin e kontratave dhe raportimin e detajuar mbi performancën financiare dhe operacionale.
Kuvendi rekomandon që Qeveria e Kosovës te marrë masa për permirësimin e qeverisjes në KEK, duke emëruar nje bord te pavarur dhe profesionist, me qellim qe te sigurohet funksionimi efikas dhe i pérgiegishëm i ndermarrjes.
Kuvendi kerkon nga Qeveria e Kosovës dhe Bordi i KEK qe të raportojné çdo tre muaj për situatën në KEK, përfshirë masat e marra për permirësimin e menaxhimit, prokurimit dhe transparences në ndermarrje.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...