Lajme

Nis Samiti i Bërdo-Brionit, foto e përbashkët nga të gjithë presidentët

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 12 September 2022

Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë arritur në vendin ku do të mbahet takimi i Bërdo-Brionit.

Para se të fillojë takimi, të gjithë pjesëmarrësit kanë bërë një foto të përbashkët.

Presidentja Osmani është pritur ngrohtësisht nga presidenti slloven Pahor.

-Advertisement-

Osmani nuk i ka shtrirë duart me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Pjesëmarrja në Procesin Bërdo-Brioit janë: bashkëdrejtuesi i Iniciativës, presidenti kroat Zoran Milanović; Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu: Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj; tre anëtarë të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës: Zheljko Komshiq, Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferovic; Presidenti malazez Milo Gjukanoviq; Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Takimi i liderëve të Procesit Brdo-Brijuni do të jetë një mundësi për të vlerësuar situatën aktuale në rajon dhe mbi të gjitha për t’u bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit.

Nisma e Procesit Bërdo-Brijuni u formua në vitin 2010 kur kryeministrat e atëhershëm slloven dhe kroat, përkatësisht Borut Pahor dhe Jadranka Kosor, pas nënshkrimit të marrëveshjes për arbitrazhin mes dy vendeve, dëshiruan të jepnin shembull për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe t’i inkurajojë ata të zgjidhin çështjet dypalëshe dhe të rrisin ritmin e integrimit në BE.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera