Lajme

Nis paneli i diskutimit në Munih ku përballin mendimet Kurti e Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 14 February 2020

Në Munih të Gjermansë, ka nisur Konferenca e Sigurisë, në të cilën po marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.

Por, në kuadër të kësaj konference, një panel i veçantë diskutimi i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor, i cili tashmë veç ka nisur, njofton Klan Kosova.

Sipas korrespodentit Bahri Cani, që po ndjek nga afër zhvillimet e Konferencës së Sigurisë në Munih, për Info Magazine  tha se kjo do të jetë kjo hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të ulen së bashku në një panel.

-Advertisement-

Por në panelin që ka nisur tashmë do të jenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, shefi i Diplomacisë Europiane Josep Borrell.

Në këtë panel nuk është e parashikuar të flasë para publikut edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndonëse edhe ai do të jetë në këtë Konferencë dhe do të ketë takime të shumta në Mynih.

Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera