Lajme

Nis ndërtimi i Qendrës Rezidenciale në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 26 January 2024

Të premten në Podujevë është vënë gurthemeli i Qendrës Rezidenciale.

Ky projekt i financuar nga Komuna e Podujevës dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ka vlerën 2.5 milionë euro.

I pranishëm në vënien e gurthemelit ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

-Advertisement-

Kjo qendër do të shërbejë për qëndrim ditor të moshuarve, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, kjo qendër do të ketë edhe bujtina për nxënës e studentë.

“Ky objekt është destinuar për qëndrim ditor të moshuarve dhe në kuadër të tij do të jetë kuzhina popullore, bujtina për nxënës, studentë, hapësira rekreative, shërbime shëndetësore, parku, dhomat fizioterapeutike etj. Ky projekt ka kohë që është ideuar, është inicuar në asamblenë komunale më 29 korrik  2023 dhe ka kaluar të gjitha procedurat”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera