Lajme

Nis ndërtimi i poligonit multifunksional në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 22 November 2019

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se sot kanë nisur punimet në poligonin multifunksional, ku përveç që do të ndërtohet një hapësirë sportive që i ka munguar këtij qyteti, aty do të ndërtohen edhe 258 vendparkingje.

Sipas tij, tani dashamirët e sportit dhe rinia e Skenderajt do ta kenë një vend të mrekullueshëm për të zhvilluar lojërat e tyre që i pëlqejnë.

“Kjo hapësirë bëhet edhe më e bukur me vendparkingje të mjaftueshme që do të ndërtohen për qytetarët”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera