Sport

Nis ‘lufta’ Tare-Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 18 December 2017

Luis Alberto, mesfushori me tipare sulmuese i Lacios, është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.

Në 12 muaj tek ekipi kryeqytetas, ai i ka bindur të gjithë për vlerat e tij, madje duke u vlerësuar edhe si lojtari më i mirë i ekipit, në disa muaj.

Kohët e fundit, është Barcelona që tenton t’ia rrëmbejë talentin Lacios. Por, drejtori shqiptari, Igli Tare, nuk është gati ta lërë pa një ofertë faraonike mesfushorin.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, katalanasit nuk kërkojnë të shpenzojnë shumë, për një futbollist që më parë e kanë pasur në pronësi tek ekipi i dytë.

Kjo ka bërë që edhe mes Tares dhe drejtuesve të Barcelonës, të nisë kështu një luftë në distancë, për Luis Alberton. Kujtojmë që ky i fundit, i ka kushtuar Lacios vetëm 4.5 milionë euro.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy