Lajme

Nis intervistimi i Sami Kurteshit nga Prokuroria Speciale

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 20 August 2024

Ka nisur intervistimi i Sami Kurteshit nga Prokuroria Speciale, lidhur me deklaratat e tij për Astrit Deharin.

Lidhur me këtë, Kurteshi ka njoftuar përmes një postimi dje në llogarinë e tij në Facebook, ku tha se ka pranuar thirrjes nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje.

“Më 16 gusht 2024, me autorizimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, kam pranuar thirrje nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje me datë 20 gusht 2024, në lidhje me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit, të mbajtur para Prokurorisë Speciale.

-Advertisement-

Pas marrjes në pyetje të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu nga Prokuroria Speciale si dëshmitare për rastin, pas deklarimit publik në rrjetet sociale, në lidhje me rastin A. Dehari, po për deklarimin publik në konferencë për media për rastin Dehari, më thirr për marrje në pyetje edhe mua”, shkroi dje Kurteshi në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera