Lajme

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ për protestën e 36 radhazi kundër qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 05 July 2026

Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po vijon prej 36-të ditësh në kryeqytet.

Grumbullimi i protestuesve, si çdo ditë tjetër, ka nisur rreth orës 19:00, ndërsa më pas ata pritet të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Më herët gjykata liroi 19 protestuesit e arrestuar pas dhunës policore në protestën e së enjtes para parlamentit. Protestuesit e liruar u pritën nga aktivistë të shumtë jashtë komisariatit nr.3 te rruga Mine Peza.

-Advertisement-

Gjatë tubimit, qytetarët shprehin kërkesat e tyre, ku më kryesorja është ajo e dorëheqjes së kryeministrin Rama, ndërsa në vijim pritet që protesta të zhvendoset në rrugët kryesore të qytetit, në formë marshimi.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy