Lajme

Nis gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Gucati e Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 07 October 2021

Ish-nënkryetari i OVL-UCK-së, Nasim Haradinaj është duke u gjykuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Haradinaj sot ka dalë para trupit gjykues ku edhe i është lexuar aktakuza, shkruan Gazeta Infokus.

Ai kishte dalë para Dhomave të Specializuar në kohën kur ishte arrestuar dhe dërguar në Hagë.

-Advertisement-

Haradinaj akuzohet së bashku më ish kryetarin e OVL-UCK, Hysni Gucatin se në prill dhe shtator 2020, bën deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë

Ata akuzohen edhe se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacionin jopublik.

Sipas Dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera