Lajme

Nis festa te selia e LDK’së në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 14 November 2021

Para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, disa përkrahës të kësaj partie tashmë kanë nisur festën

Pavarësisht se ende nuk dihet rezultati dhe Exit Poll’et e realizuara kanë rezultate të ndryshme për fituesin, aktivistët e LDK’së janë mbledhur para selisë dhe po festojnë.

Ndryshe, sipas Exit Poll’it të Albanian Post të prezantuar në T7, fitues në Podujevë është Shpejtim Bulliqi i VV’së.

-Advertisement-

Deri në orën 15:30, rezultati në këtë komunë kishte qenë në favor të LDK’së, por në orët e pasdites ka ndryshuar rezultati dhe ka dal e para Vetëvendosja.

Ndryshe, Podujeva ka shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’kishte arritur të fitonte votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.

Në garë për të parin e kësaj pune kanë qenë: Shpejtim Bulliqi nga VV, Ekrem Hyseni nga LDK, Floretë Zejnullahu nga PDK, Besnik Tahiri nga AAK, Xhemajl Hasani nga NISMA dhe Gazmend Islami nga OBKD.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera