Nis evakumi nga Al Shifa; Izraeli mohon të ketë urdhëruar një gjë të tillë

Autori: Gazeta inFokus
17:23 | 18 November 2023
Pacientë, personel mjekësor dhe palestinezë të zhvendosur nisën të largohen nga spitali Al Shifa i Gazës të shtunën mes njoftime kontradiktore se Izraeli u kishte dhënë një orë afat për evakuim.
Mjekët thanë se pacientët në gjendje të rëndë do të vazhdojnë të qëndrojnë aty nën mbikëqyrjen e një numri të vogël personeli mjekësor.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit mohuan të kenë urdhëruar evakuimin e spitalit, më i madhe në Rripin e Gazës.
“Në asnjë moment ushtria nuk ka urdhëruar evakuimin e pacientëve apo ekipeve mjekësore, por në fakt ka propozuar që çdo kërkesë për evakuim mjekësor të lehtësohet nga ushtria”, thuhej në një deklaratë të shtunën të autoriteve izraelite.
Në të shtohej se ushtria kishte biseduar me drejtorin e spitalit për ofrimin e një kalimi të sigurt për njerëzit që donin të largoheshin nga objekti.
Agjencia France-Presse raportoi të shtunën se Izraeli u kishte dhënë autoriteteve spitalore një orë afat për evakuim.
Këtë javë Izraeli tha se forcat e tij kishin gjetur një automjet me një numër të madh armësh si dhe atë që ushtria e quajti hyrja e një tuneli që përdoret nga grupi militant. Izraeli thotë se nën spital ndodhet një qendër komanduese e Hamasit, por grupi militant dhe personeli i spitalit e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë.
Ushtria izraelite publikoi një video të premten që tha se tregonte hyrjen e një tuneli në pjesën e jashtme të spitalit.
Sipas Kombeve të Bashkuara mbi 2 mijë pacientë, personel mjekësor dhe palestinezë të zhvendosur ndodheshin në spital të mërkurën kur trupat izraelite u futën në objekt.
Ndërkohë të paktën 32 palestinezë u vranë të shtunën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në pjesën jugore të Gazës bënë të ditur autoritet shëndetësore. Izraeli ka paralajmëruar sërish civilët të largohen ndërsa po vazhdon me sulmet ndaj Hamasit në jug të rajonit, pas marrjes së kontrollit të pjesës veriore të tij.
“Ne po u kërkojmë njerëzve të zhvendosen. E di që nuk është e lehtë për shumë prej tyre, por nuk do të donim që civilët të gjendeshin në mesin e luftimeve“, tha të premten për rrjetin televiziv MSNBC Mark Regev, ndihmës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit më 7 tetor Izraeli është zotuar të asgjësojë grupin militant, që kontrollon Rripin e Gazës. Gjatë sulmit u vranë 1200 izraelitë dhe u morën peng 240 persona.
Autoritetet shëndetësore të Gazës njoftuan të premten se më shumë se 12 mijë persona janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite mes tyre 5 mijë fëmijë. Kombet e Bashkuara i konsiderojnë shifrat e besueshme, megjithëse ato tashmë përditësohen rrallë për shkak të vështirësive për mbledhjen e informacionit./VOA/

Të tjera
-
Rrëfimi tronditës i Zymberit që humbi dy vëllezërit
Muaji maj ka shënuar 10 vjetorin e Betejës së Kumanovës, një përvjetor ky i r...
-
Si pasojë e tregut të hapur energjetik, bizneset në Kosovë kanë filluar t’i mbyllin dyert
Në mbështetje të bizneseve të cilat po kundërshtojnë tregun e hapur energjeti...
-
Djali i Thaçit e feston Bajramin me gjyshen në Burojë: Aty ku i prisnim festat me babin
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka uruar festën e Kurban ...
-
Totaj në garë për Prizren: Gjithsesi do të kandidoj, me gjasa që do të fitoj edhe një mandat
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar se çfarë e karakterizon këtë ...
-
Kriza politike në Kosovë, Reeker: Është vërtet turp, populli i Kosovës meriton më mirë
Ish-zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Philip Reeker, ka th...
-
OVL-UÇK përkujton dëshmorët e 6 qershorit: Ata ranë që ne të ngritemi
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar sot dëshmorët që ra...
-
U përfshinë në aksident pas një grabitjeje, vdesin tre shqiptarë në Spanjë
Një ndjekje që ndodhi mëngjesin e djeshëm pas një grabitjeje në një barnatore...
-
Policia ‘blindon’ hotelin ku po qëndron ekipi serb i futbollit, njofton bllokime dhe masa të reja
Policia e shtetit ka dhënë informacione shtesë në lidhje me masat për mbarëva...
-
U aksidentua tre javë më parë në Pouskë të Prizrenit, vdes 25 vjeçari
Ka ndërruar jetë 25-vjeçari Erdal Tumba, i cili ishte lënduar rëndë në një ak...
-
Merz kritikon senatorët amerikanë: S’kanë ide ç’po ndodh, nuk e kuptojnë rrezikun rus
Një ditë pasi zhvilloi bisedime në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan ...
-
Falja e Kurban Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë (PAMJE)
Mëngjesi i së premtes çeli më ndryshe në Pejë. Në xhaminë “Haxhi Ibrahim D...
-
“Rrogat po iu ecin…”, nesër seanca e 28’të në tentim për ta konstituuar Kuvendin – asnjë sinjal zhbllokimi
Asnjë sinjal nuk ka që përsëritja e seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës...