Lajme

“Nipat e Skenderit”, ja si ishte thirrur në 2020 Mujeci i VV-së që u zu sot me drogë në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 15 August 2023

Besnik Mujeci, asamblisti i partisë në pushtet i cili u kap sot në Tiranë me 11 mijë doza ekstaziv, në vitin 2020 ishte cilësuar si një nip i Skënderbeut, shkruan Gazeta Infokus.

Bashkëpartiaku i tij Egzon Ademi përmes një postimi të bërë në janar të atij viti së bashku me Mujecin shihen që kishin pozuar afër statujës së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

E ku krahë kësaj fotoje, Ademi kishe shkruar “Nipat e Skenderit”, duke cilësuar vetën dhe asamblistin e VV-së, Mujecin si nipa të Skënderbeut.

-Advertisement-

E në disa komente të bëra në këtë fotografi janë: “Po jeni nipat te veqant”,” po jon te sinqert te shkollum”.

Ndryshe sot Policia e Tiranës përveç Mujecit ka arrestuar edhe katër persona të tjerë të përfshirë në këtë rast. Të arrestuarit, sipas Policisë, janë: Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera