Rozë

Nihani tregon përse zgjodhi të luajë rolin e saj në ‘Karasevda’ (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 18 September 2017

Më në fund, Neslihan Atagul Dogulu, e cila luan rolin e Nihanit në serialin turk “Dashuri e Pafund”, i cili transmetohet nga e hëna në të premten në orën 20.00 në Vizion Plus, tregon arsyet përse zgjodhi të luaj në një serial dramatik.

Në një intervistë për mediat turke, Nelsihan thotë: “Ajo çfarë është e rëndësishme për mua është të luaj karaktere të ndryshme dhe skenare të papërsërishtshme. Jam pas gjërave që do të më bëjnë ende më të fortë seç jam.”
Cfarë të mësoi “Dashuri e Pafund”?

Më mësoi të jem e duruar. Kur unë aktroj, përpiqem të balancoj dy karaktere, në rastin konkret Nihanin e serialit me Neslihanin. Krijoj një personazh që nuk I largohet aspak vetes sime.

-Advertisement-

Dua të luaj me emocionet e mia. I kushton rëndësi shumë skenarit të serialit. Kërkon ta ndryshosh kur nuk të pëlqen diçka? Në fakt, është audienca ajo që vendos për skenarin sepse varet sesi e percepton secili prej nesh.

Kështu që nuk mendoj se skenari duhet të vendoset nga aktori.

Ne thjesht reflektojmë cfarë është shkruar aty. Po gjithmonë kam kërkuar për një skenar që të më ndihmojë në jetë, të më japë forcë.
Besoj se pas përfundimit të serialit “Dashuri e Pafund”, u nise për pushimë.

Si ishte vera?
Kemi punuar shumë gjatë xhirimeve të serialit “Dashuri e Pafund”. Jo vetëm seriali, por në planin personal kisha dhe projekte të tjera paralelisht me disa kompani kozmetike.

Kemi bërë vetëm një muaj pushim me Kadir. U nisëm në udhëtim me një karavan dhe dy qentë tanë. U kënaqëm shumë. Kishim shumë liri … Si shkoi udhëtimi?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera