Lajme

Nigeri, rreth 1.000 të vdekur nga “sëmundja misterioze”

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 09 June 2020

Së paku 979 persona, përfshirë punonjës të kujdesit shëndetësor dhe zyrtarë të nivelit të lartë kanë humbur jetën në shtetin veriperëndimor nigerian Kano për shkak të një sëmundjeje misterioze.

Ministri i Shëndetësisë së këtij vendi, Osagie Ehanire tha se të gjithë pacientët, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë dhe stafin shëndetësor kanë vdekur brenda pesë javëve të fundit.

Sipas raporteve fillestare, shumica e të vdekurve ishin mbi 65-vjeç, shtoi ministri.

-Advertisement-

Ai po ashtu tha se rreth 50-60 për qind e këtyre vdekjeve janë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Qeveria fillimisht pretendoi se “sëmundja misterioze” nuk ishte COVID-19 dhe vdekjet ishin për shkak të sëmundjeve tjera vdekjeprurëse si meningjiti, hipertensioni, diabeti dhe malaria.

Numri kumulativ i rasteve të konfirmuara zyrtarisht me COVID-19 në Nigeri është 12.801, me numrin e vdekjeve në 361.

Të paktën 999 nga vdekjet u regjistruan në shtetin veriperëndimor Kano.

Nga pandemia kanë vdekur më shumë se 406.500 njerëz në të gjithë botën, me më shumë se 7.11 milionë raste të konfirmuara, ndërsa shërimet kanë tejkaluar shifrën 3.29 milionë, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” në SHBA.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në mbarë botën.

Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera