Rozë

Nicole Scherzinger tregon fleksibilitet gjatë stërvitjeve në park

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 17 November 2020

Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger, është tejet aktive sa i përket anës sportive.

Gjatë kësaj fundjave ajo është parë në një park në Los Angeles, teksa kishte shfrytëzuar rastin të stërvitet, shkruan Mirror.

42-vjeçarja është shfaqur duke bërë zgjatje, ndërsa lëvizjet e saj që i theksonin linjat trupore kanë qenë për t’u admiruar.

-Advertisement-

Veshja i saj ishte mjaft sportive, ndërsa shihej pa makijazh dhe me flokë të kapura lart kokës.

Zeshkania ka qenë nën shoqërinë e të dashurit të saj, Thom Evans, të cilët shihen mjaft shpesh së bashku.

Kujtojmë se javën e kaluar çifti kanë festuar një-vjetorin e romancës së tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera