Rozë

Nick Cannon flet për Mariah Carey, reagon kjo e fundit : Ajo grua nuk është njeri, ajo është një dhuratë nga Zoti

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 23 March 2023

Pavarësisht se Mariah Carey dhe Nick Cannon kanë vendosur të ndjekin rrugët e tyre të ndara në jetë, aktori i humorit ende e konsideron atë “dashurinë e tij më të madhe”.

Së fundmi ai ka mirëpritur fëmijën e tij të 12-të nga partnerja Alyssa Scott, që solli në jetë një vajzë të shëndetshme, të quajtur Hello Marie. Edhe pse çifti po kalon një kohë shumë të lumtur dhe është shumë i dashuruar, Nick Cannon nuk heziton të flasë për ish-en e tij, Mariah Carey, në intervistat e tij.

“Unë flas gjithmonë për të. Pastaj bëhet virale dhe fansat e mi inatosen me mua, por unë kam qenë fans i saj që në moshën 12-vjeçare. Kisha fotot e saj në mur dhe më pas ajo u bë gruaja ime. Ajo është personi më i lezetshëm që kam takuar ndonjëherë”, tha ai.

-Advertisement-

Ish-çifti kanë së bashku binjaket, Moroccan dhe Monroe. Në vitin 2014, ata vendosën të ndaheshin, por dy vite më vonë e gjetën sërish njëri-tjetrin.

“Kam përfituar shumë nga ajo. Ajo është gjithmonë e lumtur, bën gjithçka për të tjerët. Pavarësisht se çfarë po ndodh në jetën e saj. “Unë them: “Uau, një person mund të funksionojë vërtet kështu dhe të mos e lërë energjinë e tij negative jashtë”, tha ai për këngëtaren.

Në fund, ai deklaroi: “Kjo grua nuk është njeri, ajo është një dhuratë nga Zoti”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera