Lajme

“Ngritja e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut” – paralajmërohet protestë

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 25 April 2023

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka paralajmëruar protestë për të premtën (28/04/2023) para zyrave të KEK-ut në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Përmes kësaj proteste po kërkohet ngritja e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut, njofton Klan Kosova.

“Nga mbledhja e kryesive të sindikatave të KEK-ut, më datë 20.04.2023 është marrë vendim për protestë më datë 28.04.2023, duke filluar nga ora 11:00. Protesta do të mbahet para zyrave të KEK-ut në sheshin “Nënë Tereza”.

-Advertisement-

“Qëllimi i Protestës është: Ngritja e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut”.

Sipas kësaj sindikate, edhe pse ishte një premtim nga ana e bordit për realizimin e kërkesës së sindikatave të KEK-ut, por edhe premtim publik përmes komunikatës së datës 03.04.2023, përkundër premtimit kjo nuk po ndodhë”.

“Ngrite zërin për ta ngritur pagën”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re të KEK-ut.

Sindikata e Re KEK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera