Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj të riut që theri me thikë ish të dashurën e tij

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 28 July 2018

Ngritet aktakuzë ndaj të riut që theri me thikë ish të dashurën e tij
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit V.H. për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer vepër penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, dt. 27.07.2018, nga neni 179 par. 1 nën par. 1.8 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

“Sipas aktakuzës i pandehuri V.H. pasi ishte në lidhje dashurie me viktimën/të miturën M.M. e cila ndahet nga i njëjti dhe më pas kërkon që t’i largoj nga rrjetet sociale fotografit dhe video incizimet nudo të saj, të cilat i pandehuri i kishte postuar, ashtu që ky i fundit e fton viktimën që të takohen dhe kjo vet t’i shlyej dhe me tu takuar me dt. 21.06.2018 rreth orës 08:30 min. në fsh. Orroberd K. Istogut, i pandehuri fillon t’i bërtas viktimës, e kap për dore dhe nxjerr një thikë nga xhepi, me të cilën e godet në qafë, fytyrë, gjoks dhe barkë dhe më pas arratiset nga vendi i ngjarjes për tu arrestuar më vonë.

I pandehuri me veprimet e tij, me dashje duke tentuar ta privoj nga jeta viktimën për motive të ulëta, ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lart, për çka prokurori i propozoj gjykatës që i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera