Ngrihet aktakuzë ndaj 13 personave për organizim të bixhozit

Autori: Gazeta inFokus
16:22 | 10 January 2023
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 13 personave për organizim të skemave piramidale, bixhozit, shpëlarjes së parave dhe mbrojtje në pronësi të armëve.
“Prokuroria Speciale njofton se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, vazhdimisht, nga koha e pavërtetuar e deri në mars 2021, në bashkëkryerje kanë organizuar lojëra të fatit – bastore online edhe pse me nenin 1 të Ligjit nr. 06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit në territorin e Republikës së Kosovës, nga muaji prill 2019, janë ndaluar të gjitha lojërat e fatit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Me këto veprime të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në vazhdim’’ nga neni 294 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK”, thuhet në komunikatë.
Prokuroria Speciale njofton se “të pandehurit G.K, S.F, duke e ditur se pasuria e tyre buron nga aktivitetet kriminale të përshkruara në diapozitivin nën 1 dhe është e fituar me kryerjen e veprave penale, me qëllim të fshehjes së këtyre aktiviteteve dhe burimit të vërtet të pasurisë, parat e tilla i kanë futur në sistemin bankarë përmes deponimeve të të hollave të gatshme, pastaj e kanë kryer shtresimin – fshehjen e origjinës se tyre përmes transfereve bankare, me qëllim që në fund t`i integroj duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme”.
Ndërsa, F.S., S.F dhe F.D., në lokalet e bastores online, në kundërshtim me Ligjin për armë nr. 05/L- 022, secili veç e veç, kanë mbajtur në pronësi dhe posedim armë, të cilat janë gjetur dhe konfiskuar me rastin e kontrollit nga ana e policisë.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperat...
-
Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Hapësira ajrore e Katarit është rihapur pasi u mbyll për shkak të sulmit me r...
-
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1 mijë tanke
Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se objektivi i ri i NATO-s është ta p...
-
Gjykata Supreme i lejon Trumpit të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta
Gjykata Supreme vendosi të hënën se administrata Trump mund të rifillojë depo...
-
Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘ngatërron’ Teheranin me Tiranën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth teksa po fliste për sulmin e SHB...
-
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka alarmuar lidhur...
-
Trump: Irani na njoftoi para sulmit ndaj bazës në Katar – koha për paqe
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Irani i njoftoi Shtetet e Bash...
-
Temperaturat nesër deri në 34 gradë
Të martën parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell ...
-
Khamenei shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se nuk pranojnë ...
-
Kallas: BE do të rishikojë pezullimin e partneritetit me Izraelin për shkak të situatës në Gaza
Nëse Izraeli nuk e “përmirëson situatën” në Gaza, BE-ja do të diskutojë “masa...
-
Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani dha një përgjigje te dobët si r...
-
Sondazhi i UBO-së: 47% të pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti
Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të d...