Ngrihen akuza penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump

Autori: Gazeta inFokus
07:05 | 31 March 2023
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritën jeshile për ngritjen e një padie ndaj ish-Presidentit Donald Trump, nën akuza që kanë të bëjnë me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshjen e një aktoreje të filmave pornografikë lidhur me pretendimet për mardhënie jashtëmartesore.
Republikani Donald Trump, i cili po kandidon për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024, tha përmes një deklerate në rrjetin e tij “Truth Social” se: “Ky është një persekutim politik dhe ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë në histori”.
Ish-Presidenti Trump tha në dekleratë se, demokratët e majtë radikalë u përpoqën me çdo mënyrë të minonin presidencën e tij që nga momenti që ai u deklarua fitues i zgjedhjeve presidenciale.
Ky është rasti i parë ndonjëherë i ngritjes së akuzave penale ndaj një ish-presidenti amerikan dhe një goditje ndaj përpjekjeve të zotit Trump për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.
“Demokratët kanë gënjyer, mashtruar dhe vjedhur në përpjekjet e tyre për të shtënë në dorë Trump-in. Por tani kanë bërë të paimagjinueshmen, duke ngritur padi ndaj një personi plotësisht të pafajshëm, në një akt flagrant të ndërhyrjes në zgjedhje”, thuhet në deklaratën e zotit Trump.
Aktakuza u konfirmuar të enjten nga Joe Tacopina, një avokat i zotit Trump, dhe të tjerë që kanë njohuri mbi këtë çështje por nuk janë të autorizuar për të diskutuar akuzat që ende nuk janë bërë publike.
Hapja e dritës jeshile nga juria e madhe për ngritjen e akuzave ndaj 76-vjeçarit Trump, është një ngjarje e jashtëzakonshme pas vitesh hetimesh mbi marrëdhëniet e tij në fushën e biznesit dhe politikës.
Ngritja e padisë ka të ngjarë të nxisë kritikët që thonë se zoti Trump bëri manipulime deri në marrjen e Shtëpisë e Bardhë, por nga ana tjetër, kjo do të angazhojë mbështetësit e tij, të cilët thonë se republikani Trump po vihet padrejtësisht në shënjestër nga një prokuror demokrat.
“Prokurori i Mahatanit Alvin Bragg, i cili u zgjodh dhe u financua nga George Soros, është një turp. Në vend që të ndalojë valën e paprecedentë të krimit që ka pushtuar qytetin e Nju Jorkut, ai po bën punën e pistë të Joe Biden-it”, shprehet zoti Trump në deklaratën e tij të postuar në rrjetin ‘Truth Social”.
Avokati Tacopina tha në një deklaratë se: “Ai nuk ka kryer asnjë krim. Ne do ta luftojmë fuqishëm në gjykatë këtë ndjekje politike”.
Hetimi i prokurorit u përqendrua tek paratë e paguara aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels dhe ish-modeles së revistës “Playboy” Karen McDougal, për të cilat ai druhej se do t’i shprehnin publikisht pretendimet se kishin patur mardhënënie intime me të.
Zoti Trump, i cili ka hedhur poshtë akuzat dhe ka sulmuar në mënyrë të përsëritur hetimin si të motivuar politikisht, pritet t’u dorëzohet autoriteteve javën e ardhshme, megjithëse detajet janë ende duke u përpunuar, sipas një personi anonim që ka njohuri për çështjen.
Prokurori i qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, po ndërmerr një hap të pazakontë. Rasti në fjalë u hetua nga dy prokurorë të mëparshëm, të cilët refuzuan të ndërmarrin hapin me peshë të madhe politike për të kërkuar ngritjen e padisë ndaj zotit Trump.VOA

Të tjera
-
Debati për situatën në veri, çka u tha dje në Kuvend
Në Kuvendin e Kosovës dje është debatuar për veriun e vendit, ku kryeministri...
-
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani, profesionet në të cilat ka më shumë nevojë për punëtorë
Në një ndër gjashtë profesione mungojnë punonjësit e kualifikuar, sipas një s...
-
U raportua i zhdukur, momenti kur shpëtohet 84-vjeçari nga Prishtina që kishte rënë në një gropë
Është gjetur 84-vjeçari, Sinan Duli, i cili ishte raportuar i zhdukur nga fam...
-
Agjenda e Kurtit për sot, merr pjesë në vendosjen e gur themelit të shtëpisë së një familje gorane
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e kryeministrit Albin Kurti, pë...
-
Çitaku e quan Kurtin aventurier: Në këtë shekull nuk ka sovranitet të plotë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka vlerësuar aventureske qasjen politik...
-
Përplasja e tre trenave në Indi, shkon në 80 numri i viktimave
Të paktën 80 persona kanë vdekur dhe 850 të tjerë janë plagosur pasi tre tren...
-
Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të premten se javën e ardhshme ...
-
Kurti: Kosova storie suksesi – Serbia direkt ose indirekt ka përkrahje të regjimeve diktatoriale
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka shënuar progres ekonomik d...
-
Kurti për NBC: S’e përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk e përjashton mundësin...
-
Rama ‘godet’ Kurtin në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Albini tërësisht i gabuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për situatën që është krijuar n...
-
Emocionuese/ Hana 11-vjeçare me letër iu drejtohet ushtarëve të KFOR-it: Jeni heronjtë e vërtetë
Një vajzë 11-vjeçare me emrin Hana, përmes një letre të shkruar me dorë i ka ...
-
Humb një 84-vjeçar në Prishtinë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij
Një person i moshës 84-vjeçare ka humbur në Prishtinë. Ai quhe...