Lajme

Ngjarje e rëndë në Lezhë: Mbyten dy fëmijë në plazhin e Tales, një 11-vjeçare dhe një 13-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 19 June 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Tales, në Lezhë.

Dy vajza, 13 dhe 11 vjeç, janë mbytur. Dyshohet se kanë qenë të pashoqëruara, shkruan A2. Trupat e pajetë janë trasportuar për në morgun e Lezhës.

“Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg”, tha policia.

-Advertisement-

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy