Ngjarja tragjike në Prizren, ku u vra një person dhe një tjetër u plagos – krejt çfarë dihet deri tash
Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 03 January 2023
Mëngjesin e së martës në Prizren, pas një përleshje të nisur në lokalin e natës “Kobra City”, nga të shtënat me armë zjarri një person mbeti i vrarë, kurse një tjetër është plagosur, të dy shtetas të Shqipërisë. Sipas prokurorisë konflikti, nisi lidhur me pagesën e faturës së shpenzimeve.
Për ngjarjen tragjike kanë dhënë detaje Policia, Prokuroria dhe avokati i të dyshuarit për vrasjen.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, i ka thënë Telegrafit se dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin ‘Kobra City’ me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve.
“Sot në orën 04:10, policia ka marr informatë se ka pasur të shtëna në afërsi të lokalit ‘Kobra City’, në dalje të Prizrenit, rruga Prizren- Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin ‘Kobra City’ me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve”, ka thënë Shala, për Telegrafin.
Ai ka thënë se në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjetin e tyre të markës ”Audi”, dyshohet së shtetasi D.H. (Dibran Hoxha), ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.
“Si pasojë e të shtënave me armë zjarri 31-vjeçari me inicialet V. C., dhe R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi janë plagosur, ku si pasoj e plagëve shtetasi V.C ka vdekur, ndërsa shtetasi R.SH. ka pësuar lëndime trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai.
Lajmi për rastin fillimisht është bërë i ditur nga Policia e Shtetit në Shqipëri. Në njoftimin për media u bë e ditur se viktima që përfundoi me fatalitet është 31-vjeçari me inicialet V. C., ndërsa i plagosuri është R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi.
“Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës”.
“Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhej në njoftim.
Për vrasjen dhe plagosjen e një personi sot në Prizren, gjashtë persona të dyshuar janë intervistuar në Stacionin Policor në Prizren dhe me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se për hetime të mëtejme me rastin do të merret drejtoria për krime të rënda në Prishtinë.
Telegrafi merr vesh se disa prova materiale (kamerat), të cilat mund të kenë regjistruar rastin, nuk po i gjen policia.
Po ashtu për Telegrafin ka folur edhe drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Ukimeri, i cili tha se lokali “Kobra City” do të mbetet përkohësisht i mbyllur deri në një vendin të gjykatës në Prizren.
Nexhat Elshani, avokat i Dibran Hoxhës – të dyshuarit për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi, ka thënë se klienti i tij e ka shfrytëzuar të drejtën që të mbrohet në heshtje.
“Ai nuk është deklaruar fare. Është mbrojtur në heshtje. Nuk ka pranuar të japë deklaratë”, ka pohuar avokati Elshani, për Kallxo.com.
Sipas avokatit, seanca gjatë të cilës do të vendoset për masën e sigurisë ndaj të pandehurit do të mbahet nesër (e mërkurë).
Lokali i natës “Kobra City” në Prizren, ku mëngjesin e sotëm nisi një përleshje e cila përfundoi me një të vdekur e një të plagosur, është mbyllur nga Drejtoria e Inspektoratit.
Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin zëdhënsi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha është kryer bastisje në lokalin ku ka nisur përleshja dhe në shtëpinë e pronarit të lokalit, Dibran Hoxha.
Personi i plagosur pas tretmanit që ka marr në Spitalin e Kukësit, siç mëson Telegrafi, është transportuar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Të tjera
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit
Është arrestuar djali i Valbona Selimllarit. Deni Selimllari është vënë në...
-
Xhafer Gashi nga LDK : 9 shkurti është dita e fitores sonë të përbashkët
Kryetari i Obiliqit dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lidhj...
-
SPAK s’gjeti prova që përfshijnë Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me...
-
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan...
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...