Lajme

Ngecja në shtrimin e rrugës Gjakovë-Prishtinë edhe për shkak të rritjes së çmimeve

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 14 October 2022

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se rruga Gjakovë-Prishtinë e cila kalon nëpër fshatin Rakovinë ka pasur ngecje të mëdha për një sërë arsyesh.

Kjo rrugë që ka diku rreth katër vjet që ka filluar, ka pasur ngecje edhe për arsye të rritjes së çmimeve, sipas Aliut.

“Sa i përket segmentit të rrugës i cili është kontraktu ka pasë ngecje të mëdha në realizimin e punimeve për shkak të natyrave të ndryshme dhe ndër to edhe çështjes së rritjes së çmimeve”, ka thënë ministri Aliu.

-Advertisement-

“Edhe ky është projekt i ngjashëm në problematikë me atë të Podujevës dhe atë të Mitrovicës e të Gjilanit. Në segmentet ku nuk ka probleme disa kompani janë duke i zhvilluar punimet edhe pritet që para sezonit dimëror këto kompani të kontraktuara do të urdhërohen që t’i eliminojnë këto pengesa për të cilat po flasim në mënyrë që të kemi gjatë sezonit të dimrit qarkullim më normal të komunikacionit”.

Aliu foli edhe për urën në Rakovinë, për të cilën tha se inicimi i procedurave të prokurimit do të fillojë vitin e ardhshëm.

“Ndërsa sa i përket urës në fshatin Rakovinë, si ministri e kemi hartu projektin zbatues për ndërtimin e kësaj ure dhe procedurat e prokurimit do t’i fillojmë t’i bëjmë në vitin që vjen meqenëse e kemi ndarë edhe buxhetin për vitin që vjen”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera