Fun & Video

I ngec e shtypur pedalja e gazit, detyrohet që 65 kilometra të vozit duke lëvizur me shpejtësi prej 160 km/h (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 15 February 2018

Amerikani Joseph Cooper ka vozitur veturën e tij BMW X5 prodhim i vitit 2013, plot 65 kilometra në një autostradë në Florida duke lëvizur me shpejtësi prej 160 kilometra në orë – e gjithë kjo kishte ndodhur pasi i kishte ngecur e shtypur pedalja e gazit.

Policia mezi ka arritur ta ndalë pasi në tre vende të ndryshme kishte vendosur barrikada, dhe mjete të mprehta për t’ia shpuar gomat, transmeton Telegrafi.

Gjatë vozitjes Cooper i kishte telefonuar policisë të cilëve u tha se i ka ngecur e shtypur pedalja e gazit, ku më pas zyrtari policor e këshilloi se si mund ta ndal shpejtësinë.

-Advertisement-

Por këshillat e policit nuk e ndihmuan Cooperin i cili vazhdimisht bërtiste “largohuni nga rruga”, duke pranuar që në një moment për pak sa nuk e kishte goditur një person.

Atij në dy vende të ndryshme i janë shpuar gomat e veturës X5, dhe kështu arriti ta zvogëlojë shpejtësinë në 95 kilometra në orë dhe më pas në 65, derisa vetura nuk u ndal vetëm duke lëvizur vetëm me “fellne”.

Në kompaninë bavareze BMW kanë njoftuar se do të bashkëpunojnë me policinë e Floridës, për të gjetur shkakun e këtij defekti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera