Lajme

Ngacmoi nxënësit seksualisht, gjykata merr vendim për anëtarin e VV-së

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 22 January 2020

Të hënën u raportua në Policinë e Kosovës se dy nxënëse të Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri u ngacmuan seksualisht nga mësimdhënësi i Edukatës Fizike, H.A.

Ndërkaq, sot Prokuroria Themelore e Mitrovicës e ka konfirmuar se kanë bërë edhe kërkesa për paraburgim për mësimdhënësin H.A.

“Mund të konfirmoj që prokurorja e Departamentit për të Mitur ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person me iniciale H.A, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’ ndaj dy të miturave”, ka thënë Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

-Advertisement-

Ndryshe,është raportuar në vazhdimësi për këtë ngjarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera