Lajme

Ngacmoi një femër, arrestohet pejani

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 04 November 2021

Një person në Pejë është arrestuar për shkak se kishte ngacmuar dhe kishte bërë presion një femër, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit personi i dyshuar këtë e kishte bërë edhe në prezencë të policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti edhe në prezencë të policisë i ka bërë presion dhe ka ngacmuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti ka ndodhur ditën e mërkurë rreth orës 18:30 ku është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte.

Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera