Lajme

Ngacmohet një grua në Obiliq, i dyshuari i publikoi pamje në rrjete sociale

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 06 February 2023

Një burrë nga Obiliqi është arrestuar pasi që kishte ngacmuar një grua duke i publikuar fotografi të saj në rrjete sociale, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:30.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte publikuar disa foto të viktimës në rrjete sociale. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera