Lajme

Ngacmimi i 4 vjeçares që po shiste në rrugë në Prishtinë, prokuroria tregon çfarë është ndërmarrë

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 21 September 2022

Të martën në media u publikua një video, ku një person shihet tek e ngacmon një vajzë të mitur e cila po shiste ëmbëlsira në rrugë. E këtë rast e ka filmuar veë i dyshuari i cili i drejtohet të miturës me fjalë shumë të rënda.

Ky rast është iniciuar si “Ngacmim seksual”

Kështu ka konfirmuar për Infokus, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

-Advertisement-

Derisa i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre ende nuk është indetifikuar.

Ndërkaq, ajo ka thënë se në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Ngacmimi seksual” dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar, si dhe sqarimit të kësaj çështjeje”, ka thënë Ulaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera