Nga VV thonë se vendimi për dinarin asnjëherë nuk është kontestuar nga ShBA-ja
Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 27 March 2024
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës, Jeta Statovci ka thënë se vendimi i Bankes Qendrore të Kosovës për dinarin asnjëherë nuk është kontestuar nga Shtëtet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Statovcit, ka pasur vetëm thirrje nga ambasada amerikane dhe deklarimet e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier që mënyra të bëhet sa më praktike që qytetarët serbë t’i pranojnë mjetet pa vështirësi potenciale.
“Ne e kemi pasur edhe komunikime të vazhdueshme edhe nga ana e BQK-së, së bashku edhe me ambasadën amerikane dhe deklaratat e ambasadorit amerikan, asnjëherë nuk është kontestuar vendimi. Ka pasur vetëm thirrje në mënyrë që të bëhet sa më praktike që qytetarët të jenë në gjendje t’i pranojnë këto mjete pa vështirësi potenciale, andaj është lënë një kohë e vazhdueshme që të ketë themelime të institucioneve bankare, prezencë të degëve të le të themi mikrofinancave, dhe aspekte të tjera të cilat e fasilitojnë si proces. Mirëpo çështja e kontrollit financiar besoj që të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është për sigurinë e përgjithshme dhe përgjegjësitë që ka BQK-ja”, tha Statovci në Tëvë1.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...