Lajme

Nga vitit 2007 pati rënie të pjesëmarrjes në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 10 June 2017

Në tri palë zgjedhje për Kuvendin e Kosovës nga viti 2007 ka pasur rënie të daljes së qytetarëve në votime.

Në zgjedhjet qendrore të mbajtura më 17 nëntor 2007, kur u mbajtën edhe ato lokale përnjëherë, për zgjedhjet parlamentare kishin marrë pjesë në votime 54 për qind.

Në vitin 2007, numri i votuesve ishte 1 milionë e 454 mijë e 174 votues. Ndërsa, numri total i qytetarëve të Kosovës të cilët kanë dalë në zgjedhje, ka qenë 628 mijë e 630 veta.

-Advertisement-

Pas tri viteve, më 12 dhjetor 2010, u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, ku kishte rënie të daljes së qytetarëve në votime.

Në zgjedhjet e vitit 2010, pjesëmarrja në votime ishte 45.29 për qind. Duhet theksuar se numri i votuesve të regjistruar ishte më i madh sesa ai i vitit 2007, gjithsej 1 milion e 632 mijë e 276 votues.

Ndërsa, numri i votuesve që kanë dalë në secilin vendvotim në zgjedhjet e vitit 2010, ishte 706 mijë e 317 votues.

Edhe pse në zgjedhjet e vitit 2014, ishte rritur numri i votuesve të regjistruar, e po ashtu edhe i atyre që kanë votuar në secilin vendvotim, përqindja e daljes së qytetarëve në zgjedhje përsëri kishte pësuar rënie, krahasuar me ato të vitit 2007 dhe 2010.

Në zgjedhjet e 8 qershorit 2014, pjesëmarrja në votime ishte 42.63 për qind.

Për këto zgjedhje, numri i votuesve të regjistruar ishte 1 milion e 799 mijë e 23 votues, ndërsa numri i votuesve që kanë votuar në të gjitha vendvotimet ishte 734 mijë e 055 votues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera