Nga veshkat tek eshtrat, 20 dhembjet më të padurueshme që mund të përjetohen
Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 26 February 2021
Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë (NHS), ekzistojnë 20 gjendje shëndetësore që konsistojnë me “dhimbje aq kufizuese të lëvizjeve” sa që mund të pengojë në kryerjen e punëve të përditshme – dhe aty përfshihen dhembjet tanimë veçse të njohura, si thyerja eshtrave dhe gurët në veshkë, e deri tek ato më pak të njohura, por që gjithashtu shkaktojnë agoni, si cerma apo nevralgjia trigeminale
Dhimbja është temë delikate, pasi që zakonisht konsiderohet subjektive dhe varet nga intensiteti i dhembjes te secili njeri veç e veç.
Sidoqoftë, përderisa dhembja e gdhendjes së një tatuje apo ajo e procesit të lindjes mund të jenë të diskutueshme, ekzistojnë disa gjendje shëndetësore apo sëmundje që janë pa diskutim torturuese.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë (NHS), ekzistojnë 20 gjendje shëndetësore që konsistojnë me “dhimbje aq kufizuese të lëvizjeve” sa që mund të pengojë në kryerjen e punëve të përditshme – dhe aty përfshihen dhembjet tanimë veçse të njohura, si thyerja e eshtrave dhe gurët në veshkë, e deri tek ato më pak të njohura, por që gjithashtu shkaktojnë agoni, si cerma apo nevralgjia trigeminale.
Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë (NHS) e konsideron edhe “shpatullën e ngrirë” si një nga dhembjet më të këqija, duke qenë se është një gjendje shëndetësore, në të cilën dhembja është kaq e ngurtë saqë e bën të pamundur ngritjen e krahut përpjetë. Kjo gjendje mund të zgjasë për disa vjet, po qe se nuk trajtohet.
Endometrioza, gjendje dobësuese gjinekologjike, ku qelizat që janë në mitër gjenden diku tjetër në trup, është gjithashtu pjesë e listës.
Kjo sëmundje, e cila mendohet se prek një në 10 gra në tërë botën, merr përafërsisht 7.5 vjet për t’u diagnostikuar, kohë kjo gjatë së cilës gratë mund të kenë dhembje të vazhdueshme të legenit, gjatë ciklit menstrual dhe gjatë marrëdhënieve seksuale.
Gjithashtu, në mesin e listës së sëmundjeve, të përpiluar nga NHS-ja, që mund të shkaktojnë dhembjet më të rënda janë artritisi, apendiciti dhe migrena. Lista e plotë, pa ndonjë renditje, është si vijon: Herpesi, dhimbjet e kokës, “shpatulla e ngrirë”, thyerja e eshtrave, sindroma komplekse e dhembjes rajonale (CRPS), sulmi në zemër, sëmundja e qelizave drapër, artritisi, migrena, nervi shiatik, gurët në veshkë, apendiciti, neuralagjia trigeminale, pankreatiti akut, cerma, endometrioza, ulcera e stomakut, fibromialagjia dhe dhembja pas operacionit.
Për këto sëmundje, mjeku Gray LeRoy, ekspert i mjekësisë familjare në Dayton të Ohios në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë për të përditshmen “The Independent” se “të gjitha këto janë gjendje shëndetësore valide që zakonisht i shohim në kujdesin shëndetësor”.
Sidoqoftë, sipas LeRoy, janë dy sëmundje të tjera që mund të jenë pjesë e listës.
“Dhembjet e shpinës, gjëja më e zakonshme që e shohim në praktikat primare të kujdesit, dhe dhembjet e dhëmbëve”.
“Dhimbjet kronike të pjesës së poshtme të shpinës prekin 80 përqindëshin e popullsisë në një pikë të jetës së tyre sepse si homo sapiens që jemi, ne përkulemi, kërrusemi, ngrehim e shtyjmë dhe përfundojmë duke pasur dhembje muskuloskeletore të shpinës”, ka thënë LeRoy.
Dhembjet e dhëmbëve, të cilat zakonisht shpërfillen, mund të jenë jashtëzakonisht torturuese, ka specifikuar LeRoy.
“Zakonisht i shikojmë gjërat mbi kokë e tutje, është diçka shumë e zakonshme”, ka shtuar ai.
LeRoy ka bërë të ditur se ka qenë vazhdimisht në dijeni për sindromën e dhembjes orale, pasi që disa pacientë ishin ankuar për dhembje në gojë, nofull apo vesh, që në fakt ishte zbuluar se ishin pasojë e problemeve me dhëmbët.
Se çfarë duhet bërë në situatat, kur dhembjet “ndikojnë aftësinë e njerëzve për të funksionuar në shoqëri”, apo kur “i pengon që të punojë, flejë apo të hajë”, LeRoy këshillon që të kërkohet ndihma mjekësore, pasi që mund të ketë edhe pasoja të tjera.
Dhe, për dhembjet që lidhen me sulmet në zemër, me kokëdhembjen më të rëndë që mund të përjetohet, gurët në veshkë, pankreatitin akut apo apendicitin, LeRoy këshillon që të kërkohet ndihmë mjekësore emergjente, pasi këto lloj dhembjesh mund të jenë potencialisht kërcënuese për jetën.
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...