Lajme

Nga thirrjet ‘Albin Kurti’ te ‘vrite serbin’, ‘shqiptarizohen’ tifozët e Novi Pazar

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 08 October 2023

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Superligën e Serbisë në takimin mes Pazarit të Ri (Novi Pazar) dhe Vojvodinës. Teksa jemi mësuar që në stadiumet serbe të ketë thirrje anti-shqiptare, tashmë ka ndodhur krejt e kundërta, ato kanë qenë kundër vetë Serbisë.

Në atë që duhet të ishte një ndeshje e zakonshme futbolli, tifozët miqë të Vojvodinës kanë thirrur emrin e kriminelit Ratko Mlladiç. Por, tifozët vendas ia kthejnë duke thirrur emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Megjithatë, tifozët vendas nuk janë ndalur vetëm duke përmendur emrin e Kurit, por kanë vijuar me thirrje “Vrite serbin”, si dhe “Republika e Sanxhakut”.

-Advertisement-

Tifozeria e Pazarit të Ri është e njohur për lidhjet e saj me tifozët turq dhe qëndrimet pro turke.

Në përfundim të takimit, të fituar 3-1 nga Pazari i Ri, një tifoz mik tha se atmosfera në stadium i dukej sikur të ishte “në Tiranë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera