Lajme

Nga tash, të pavaksinuarit mund të hipin në autobus vetëm me testin negativ

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 30 November 2021

Qeveria e Kosovës miratoi masat e reja anti-Covid që kanë të bëjnë me ashpërsimin edhe për udhëtim me mjete të transportit publik.

Të gjithë personat që përdorin transportin publik duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër Covid19.

Pasagjerët mund të udhëtojnë edhe nëse kanë një dozë vaksine, por me kushtin që të kenë edhe testin RT PCR negativ.

-Advertisement-

Edhe ata që kanë dëshminë se e kanë kaluar coronavirusin, duhet të kenë së paku një dozë vaksine për të udhëtuar me autobusë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera