Lajme

Nga “stupci” në restorant – Hoxhë Drilon Gashi shfaqet i lumtur me gruan

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 11 May 2023

Pas raportimeve në media se hoxha Drilon Gashi njëherit këshilltar i Glauk Konjufcës kishte rrahuar gruan e tij, ky i fundit ka reaguar.

Gashi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka publikuar fotografi me bashkëshorten në një restorant, e të cilës shihet duke ia mbajtur dorën.

“Me bashkëshorten  #since2007“, ka shkruar ai sipër fotos.

-Advertisement-

Gashi, gjatë vitit 2018 dyshohet se kishte rrahur bashkëshorten e tij. Për këtë vepër, ai ishte gjykuar nga Gjykata Themelore në Pejë e cila i kishte shqiptuar vërejtje gjyqësore.

Bazuar në aktakuzë, pas një mosmarrëveshje ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas duke e goditur me grusht dhe me dru, si pasojë viktima kishte përfunduar me lëndime trupore.

Gjykata Themelore e Pejës e kishte mbyllur rastin me një vërejtje gjyqësore duke u bazuar në rrethanat lehtësuese si pendimi, pajtimi me gruan dhe gjendja e rëndë ekonomike që ia pamundësoi pagimin e gjobës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera