Nga sot Policia mund të kryej kontrolle të paparalajmëruara në subjekte që shkelin konkurrencën
Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 28 February 2020
Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kanë nënshkruar të premten një memorandum bashkëpunimi në mes të dy institucioneve, me qëllim të intensifikimit të koordinimit mes palëve në adresimin e shkeljeve të mundshme të konkurrencës.
Ky dokument i rëndësishëm parasheh bashkëpunimin në mes të palëve në fusha të ndryshme, përfshirë këtu shkëmbimin e informacionit, bashkërendimin e aktiviteteve, trajnimin dhe vetëdijesimin, e të tjera.
Por, një nga pikat kryesore të këtij memorandumi ka të bëjë me bashkëpunimin për kryerjen e kontrolleve të paparalajmëruara (apo siç njihet gjerësisht në gjuhën angleze si “dawn raids”) tek subjektet e dyshuara për shkelje të konkurrencës.
Kjo nënkupton që zyrtarët e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, kërkojnë një autorizim nga gjykata kompetente për të hyrë pa paralajmërim ose leje të veçantë në selinë dhe pronat e subjekteve të dyshuara, si dhe mund të kërkojnë asistencë nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në raste specifike.
Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, ka mirëpritur nënshkrimin e këtij dokumenti, që sipas tij, krijon mundësi shtesë për Autoritetin që të parandalojë çfarëdo shkelje të mundshme të konkurrencës në Kosovë.
Ai ka falënderuar Drejtorin e Policisë për gatishmërinë e tij për nënshkrimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.
Në anën tjetër, Drejtori Qalaj theksoi se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ndihmojë të gjitha institucionet e vendit për të zbatuar misionin e tyre të përcaktuar me ligjet në fuqi. Sipas tij, ky memorandum do ta lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin mes dy palëve. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Respekt për pejanen, e gjen kuletën me franga dhe dollarë, e dorëzon në polici
Sot në stacionin policor në Pejë, qytetarja me inicialet K.B ka dorëzuar një ...
-
UP hap konkurs për zgjedhjen e rektorit të ri
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka hapur konkurs për zgjedhje...
-
Hoti ia numëron të bëmat tri vjeçare Kurtit: E ka kurthuar Kosovën në marrëveshje pa njohje, e liroi Serbinë nga ky kusht
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi kryeministri Albin...
-
Bie kërkesa e aplikimit për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil kthehet në orarin e zakonshëm
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se Agjencia e Regjistr...
-
Ministri Maqedonci thotë se do vazhdojë investimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës
Në margjina të forumit “Defense 24”, që u mbajt në Poloni, ministri i Mbrojtj...
-
Bashkëshortja i del në krah Hysen Durmishit: Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën
Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka dalë m...
-
Kurti për çështjen e dinarit: Guvernatori i BQK-së nuk më raporton mua, por Kuvendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se ka pasur përpjekje të vazhdue...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Sonte do të mund të vazhdojmë rrugëtimin drejt BE-së
Kandidati për president nga radhët Frontit Evropian në Maqedoninë e Veriut, B...
-
Haradinaj në Gjakovë, lavdëron punën e Ardian Gjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Berisha pasi Kurti tha publikisht se Asociacioni është kusht për KiE: Kosova për të është instrument për planet personale
Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka kritikuar kryeministrin...
-
Anëtarësimi në KiE në pikëpyetje, Kurti: S’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike, përkrahëse të Kosovës
Fillimisht e përmendi “votimin e fuqishëm” në Asamblenë Parlamentare të Këshi...
-
Varrosẻt Alma Arrazi gruaja që u hodh në lumin Buna me fëmijë
Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, gruaja që u hodh në lumi...