Nga sot ndryshon çmimi i biletës në transportin publik në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus
08:37 | 31 January 2023
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga sot është bërë riorganizimi i planit tarifor të transportit publik, me ç’rast do të ndryshojë edhe çmimi i biletës në transportin publik, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një njoftimi nga kjo komunë kanë bërë të ditur se çmimi i biletës mujore nga 14.00 Euro do të zbresë në 13.50 Euro.
“Kartelat javore dhe mujore mund t’i blini në pikat e shitjes së Trafikut Urban: Kioska me logon e Trafiku Urban, prapa Objektit të Komunës së Vjetër (tek “Plepat”), Kioska me logon e Trafiku Urban, në lagjen Kodra e Diellit, tek ”Banesat e Bardha”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ndryshe kanë bërë të ditur se një biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 0.50€, ndërkaq bileta ditore ndërsa ajo ditore e cila përfshinë vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve do të jetë 80 cent.
“Në anën tjetër, për t’iu përshtatur nevojave të të gjithë qytetarëve, kemi përfshirë në planin tarifor biletat javore dhe ditore shumë përdorimëshe: Bileta Ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmimin 0.80€ dhe Bileta Javore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmimin 4.00€”, thuhet tutje në njoftim.
Kujtojmë që bileta njëdrejtimëshe dhe ajo ditore 24 orëshe mund t’i blini si zakonisht në autobus, duke u pajisur me kupon fiskal.
Ky riorganizim është bërë në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të përmirësimit të shërbimit të transportit publik dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e autobusëve. /Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Sa mund të ndryshojë struktura e re e Policisë së Kosovës?
Bashkë me drejtorin e ri Gazmend Hoxha, Policia e Kosovës do të bëhet edhe me...
-
Kosova shënoi rritje në eksport gjatë shkurtit, importi mbetet rreth 5 herë më i lartë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e eksportit dh...
-
PS zyrtarizon kandidatët për kryetarë bashkie – lista me emrat
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë....
-
Zjarri shpërthen në ndërtesën e IML’së – Ministria e Drejtësisë jep detaje
Sonte në orët e mbrëmjes një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën e Instituti...
-
Kurti nesër bën homazhe në Krushë, pastaj niset për Tiranë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër në ora 08:00 do të bëjë homazhe në ...
-
Deputeti gjerman: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet, shans real për t’u bërë pjesë e BE-së
Deputeti gjerman, Michael Helmut Roth ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe...
-
Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri, frikë për tensione të reja
Partia më e madhe e serbëve të Kosovës Lista Serbe, nuk do të marrë pjesë në ...
-
Ish-presidentja Jahjaga vjen me një postim për Kombëtaren e Kosovës
Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin...
-
Drejtori i KIPRED: Nuk mund të flasim për avancim të demokracisë kur pushteti i konteston vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas deklaratave të Mini...
-
Aksident i rëndë në Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë -Podujev...
-
Nushi i PSD’së: Ju që u gëzuat që nuk ka pas shumë njerëz në protestë, nuk e keni hallin e Zajdenicës
Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar pas protestës së mbajtur sot nga parti...
-
AAK thërret konferencë për medie
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur një konferencë për medie. Kjo ...