Lajme

Nga sot hapet gara për rrugën e Arbrit, ndërtimi me koncesion 250 milion euro

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 11 August 2017

Rruga e Arbrit do të ndërtohet me koncesion. Nga sot deri më 2 tetor, çdo kompani e interesuar mund të paraqesë ofertën për ndërtimin e pjesës së papërfunduar të rrugës që lidh Tiranën me Peshkopinë. Në faqen zyrtare të Prokurimeve Publike është shpallur oferta për rrugën që do të ndërtohet në partneritet publik-privat. Fituesi pritet të shpallet në muajin dhjetor, pas vlerësimit të dokumentacionit.

Ndonëse ndërtimi do të bëhet me koncesion, kalimi në këtë rrugë do të jetë pa pagesë.

Ky investim është pjesë e projektit të koncesioneve “1 miliard euro”, ku çereku i kësaj shume, 250 milionë euro, do të shkojnë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Vepra do të financohet përmes një skeme të përbashkët, ku kompania do të financojë pjesën më të madhe të investimit, rreth 190 milionë euro, ndërsa 60 milionë do të paguhen nga qeveria.

-Advertisement-

Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 61.6 kilometrash, ndërsa kompania private ka propozuar një gjatësi totale prej 69 kilometrash, përfshi dhe një tunel.

Rruga e re kombëtare që nis në dalje të Tiranës, te rruga “Myslym Keta”, më tej përgjatë Lumit të Tiranës për në Zall-Dajt – Bulqizë, Gjoricë përfundon në Bllatë, zonën kufi me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ajo kalon në dhjetë zona dhe do të shkurtojë me rreth 70 km rrugën aktuale nga Burreli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera