Lajme

Nga SHBA-ja në Kanada, Gërvalla merr pjesë në konferencën për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 31 October 2024

Pas pjesëmarrjes në Seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shkuar në Kanada, ku po merrë pjesë në Konferencën Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes 10-Pikëshe të Ukrainës.

Kjo konferencë është organizuar nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, në bashkëpunim me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrii Sybiha.

Konferenca mbledh ministra të punëve të jashtme nga e gjithë bota për të zhvilluar vizionin e përbashkët për paqe. Synimi kryesor i kësaj konference është të zhvillojë masa konkrete për kthimin e robërve të luftës, civilëve të ndaluar në mënyrë të paligjshme dhe fëmijëve të deportuar ukrainas në vendin e tyre, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtave të njeriut.

-Advertisement-

Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë konferencë dëshmon përkushtimin tonë në mbështetjen e një paqeje të qëndrueshme, solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas, mbështetjen përmes programeve që po implementojmë si dhe përkushtimin për paqe, siguri dhe stabilitet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera