Lajme

Nga përshëndetja ndërmjet votuesve po mbeten gjurmët e sprejit, kjo po shkakton edhe komplikime

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 11 June 2017

Në qendrën e votimit në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, deri në orën 11.00 kanë votuar 668 veta.

Sipas menaxherit të kësaj qendre, Ismet Gashi, deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem.

Gjithsesi, Gashi ka vënë në pah një fenomen që ka shkaktuar shpesh komplikime, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Sipas tij, bëhet fjalë për faktin se derisa votuesit, ata që po vinin për të votuar, gjatë përshëndetjeve me ata që po dilnin nga vendvotimet u kanë mbetur gjurmë të sprejit në duart e tyre.

Megjithatë, siç ka mundur të vërejë Telegrafi, në këtë qendër votimi, një numër i madh i personave janë duke votuar me asistencë. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera