Lajme

Nga Pakoja Emergjente po përfitojnë pronarët, paralajmërohen protesta

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 17 April 2020

Pakoja emergjente e miratuar nga Qeveria e Kosovë për tu dalë në ndihmë bizneseve dhe punëtorëve sipas Sindikatë së Sektorit të Privat nuk është e mjaftueshme.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, në një intervistë për Ekonomia Online shprehet se kjo pako po shfrytëzohet nga pronarët për të përfituar ata e jo punëtorët.

“Sa i përket pakos emergjente është dashur të intervenohet sa më shpejtë kjo pako është at-hok dhe sigurisht që nuk i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret e një punëtori. Fatkeqësisht edhe disa pronarë të kompanive të cilët po duan ta keqpërdorin situatën ku shumë kompani të cilat nuk do të kenë mbështetje nga ministria, punëtorët të cilët nuk janë aktiv në punë u kanë ofruar aneks kontrata dhe nga një pagë që e kanë pasur 250-400 euro u kanë ofruar aneks kontratë që ata të pranojnë pagën 170 euro me çka janë duke iu imponuar që këtë ta bëjnë”.

-Advertisement-

 

Azemi shprehet se janë afër 50% e aktualisht të punëtorëve  pa kontrata, por që kjo shifër do të rritet si pasojë e situatë së krijuar me pandeminë.

“Ne gjithherë kemi dhënë shifra që afërsisht 50% të punëtorëve pa kontrata pune por meqë ka një evoluim të gjendjes sigurisht që kjo shifër do të rritet e problem kryesor është mungesa e kontratave të punës, dhe tani do të ketë zhvillime jo të mira për shkak se në një kompani një pjesë e punëtorëve që kanë qenë të regjistruar dhe do  të përfitojnë dhe pjesa tjerët që janë koleg të tyre dhe pa kontrata pune dhe sigurisht se do të ketë një revoltë brenda kompanisë”.

Kryetari i Sindikatë së Sektorit Privat nuk i përjashton edhe protestat e punëtorëve pas kalimit të pandemisë, pasi gjendja e tyre do të jetë edhe më e rëndë.

“Mendoj se në formën se sa është respektuar marrëveshja kolektive dhe ligji tash po e tregon kjo gjendje ne edh enë të kaluarën kemi bërë protesta dhe greva shumë normal që  tani do të jenë edhe më të fuqishme sepse punëtorët në skajshmëri janë diskriminuar me këto veprime, të punosh me një kolegë me vite dhe ati të ketë trust dhe t’i të mos kesh dhe ai tashmë në kohën me të vështirë të ketë mbështete dhe ti të mos kesh dhe nuk di se çka mund të presim prej një pjese të kompanive të cilët të cilët po e shfrytëzojnë rastin dhe sidomos në këto  pako prapë pronarët e kompanive kanë menduar po  mendojnë që huhet të përfitojnë si kompani, por edhe jo si punëtorë”.

Azemi ka thënë se nuk kanë pranuar të jenë pjesë e komisionit të hartimit të pakove për biznese pasi janë të bindur se nuk do të përmbushë kërkesat e punëtorëve.

Ai ka thënë se ka kërkuar që punëtorëve të sektorit publik tu u ulen pagat për 50%, raporton EO.

“Sindikata e sektorit privat nuk është konsultuar me këtë pako dhe kemi pasur takim me ministrin e financave nuk pajtohemi që punëtorët të cilët nuk kanë qenë aktiv në punë sidomos ata në markete dhe furra dhe barnatore, le të stimulohen ata punëtorë por nga punëdhënësi dhe ato mjete le të dedikohen për punëtorët e tjerë”.

“Kemi kërkuar që edhe nga punëtorët e sektorit publik të ulet paga e tyre për 50% dhe të barazohemi në këtë kohë pandemie pasi ata po qëndrojnë në shtëpi dhe ne po punojmë së paku pagat e tona të jenë të barabarta me të tyre”.

“Ne kemi kërkuar edhe nga ministria e financave dhe kryeministri që të jemi pjesë përbërëse e vlerësimit të këtyre pakove dhe ndarjes së mjeteve, por megjithatë përfundimisht kemi tërhequr dorë sepse frikohemi se kjo pako nuk do ti përmbushë të gjitha kërkesat dhe do të ketë pakënaqësi, sindikata nuk do të jetë pjesë e asaj pakënaqësie”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera