Rozë

Nga Miss në luftëtare! Modelja ukrainase “heq kurorën” dhe merr armët në ndihmë të ushtrisë

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 28 February 2022

Ish-Miss “Grand Ukraina”, Anastasiia Lenna i është bashkuar vullnetarisht ushtrisë së vendit të saj në luftën kundër Rusisë.

Duke lënë pas “kurorën dhe pasarelat”, bukuroshja ukrainase ka vendosur të rrëmbejë armën dhe të luftojë në mbrojtje të vendit të saj, kundër pushtuesve rusë.

Anastasiia Lenna u kurorëzua fituese e konkursit kombëtar në moshën 24-vjeçare në vitin 2015, por tashmë duket se modelja e ka ndërruar stilin e saj të veshjes, duke iu bashkuar ushtrisë në Ukrainë.

-Advertisement-

Modelja ka reaguar edhe në rrjetet sociale ku i ka kërkuar mbështetje ndjekësve të saj nga mbarë bota, për t’i ardhur në ndihmë vendit të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera