Lajme

Nga mesnata fillon zbatimi i reciprocitetit për letërnjoftime dhe targa me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 31 July 2022

Kosova nga nesër do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA”.

Sipas vendimit të ekzekutivit, nga 1 gusht 2022 çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një dokument hyrje dhe dalje që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.

Ky dokument do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore, njofton policia përcjell Klankosova.tv.

-Advertisement-

Të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë e kanë procedurë të njohur këtë.

Ata në kufi marrin një certifikatë që i zëvendëson dokumentet e tyre personale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera