Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 03 April 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 12 raste të vdekjes dhe 777 persona kanë rezultuar pozitivë .

Prishtina është komuna me më së shumti raste ku kanë rezultuar 238 raste pozitive brenda 24 orëve. Pas kryeqytetit është Gjilani 61 raste, Gjakova 61 raste, shkruan Gazeta inFokus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.101.

-Advertisement-

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 238 raste, Gjilan 67 raste, Gjakovë 61 raste, Ferizaj 50 raste, Mitrovicë 45 raste, Podujevë 41 raste, Prizren 41 raste, Pejë 28 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Lipjan 23 raste, Obiliq 23 raste, Kaçanik 14 raste, Drenas 13 raste, Klinë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Malishevë 11 raste, Viti 10 raste, Rahovec 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 8 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 5 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Shtërpcë 1 rast.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera