Nga janari deri tani janë identifikuar mbi 2 mijë punëtorë të paregjistruar
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/05/auto-punetoret-ne-kosova-a1413009605_1518199144-6227732.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
16:34 | 21 May 2022
Vetëm 170 punëtorë e kanë pasur guximin ta denoncojnë punëdhënësin e tyre për mosdeklarim të vendit të punës në Administratën Tatimore të Kosovës. Nga janari deri më tani janë identifikuar 2 182 punëtorë të padeklaruar, punëtorë që nuk kanë kontrata pune dhe nuk u paguhen kontributet pensionale. Kështu kanë njoftuar zyrtarë të ATK-së, të cilët thonë se kanë pritur më shumë raportime nga ana e tyre për këto shkelje ligjore.
Administrata Tatimore e Kosovës ua ka krijuar mundësinë të gjithë punëtorëve, që nuk janë të deklaruar nga punëdhënësit e tyre tek ATK-ja, të verifikohen dhe ta denoncojnë punëdhënësin përmes një linku të publikuar në faqen e Administratës Tatimore të Kosovës. Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi Sefa, në një bisedë për Radio Kosovën tha se është shumë i vogël numri i punëtorëve që kanë deklaruar apo denoncuar punëdhënësin e tyre për mosdeklarim.
“Nga fillimi kur e kemi lansuar këtë projekt e deri më tani kemi 171 punëtorë të cilët, pas verifikimit që kanë bërë, kanë denoncuar punëdhënësin e tyre. Prej dhjetorit deri më tani vërehet se numri nuk është i madh. Ne kemi pritur më tepër raportime, verifikime, mirëpo kemi një mosvetëdijesim të punëtorëve për benefitet dhe rëndësinë e deklarimit nga ana e punëdhënësit”, tha ajo.
Bytyqi Sefa theksoi se partneriteti me qytetarë nuk është duke munguar dhe falë raportimit të tyre, nga janari deri më tani janë identifikuar mbi 2 mijë punëtorë të paregjistruar që punojnë në të “zezën”.
“Partneriteti me qytetarët nuk është duke munguar, ata vazhdimisht flasin dhe nga ajo që shohin raportojnë se në “X” biznesin mund të ketë punëtorë të padeklaruar. Nga janari deri më tani kemi identifikuar 2 183 punëtorë të paregjistruar. Ne hasim në vështirësi në momentin kur ka dyshime për punëtorë të padeklaruar, sepse në momentin që inspektorët tanë zhvillojnë aktivitetin e tyre ata menjëherë kthehen në pozitën e blerësit në atë biznes”, shtoi ajo.
Për këtë ATK është duke zhvilluar aktivitete në mënyrë investigative sepse kjo, sipas Bytyqi Sefes, është në të mirën e punëtorit së pari, por edhe të buxhetit të shtetit. Veprimtaritë që kanë më së shumti punëtorë të padeklaruar janë: ndërtimtaria, gastronomia dhe shërbimet e mirëmbajtjes. Për punëtorë që nuk kanë rrjete sociale, ATK në vazhdim do të bëjë fushata sensibilizuese, ku do të dërgojë edhe mesazhe telefonike në mënyrë që t’i detyrojnë punëdhënësit që me punëtorët të lidhin kontrata pune ligjore.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/AlejtinBerisha-UNI.jpg)
Të tjera
-
Bislimi: Mbretëria e Bashkuar na qëndroi gjithmonë përkrah
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizua...
-
“Krejt dhe drejt nuk është kryeministër”, banorët e Shipitullës protesojnë për shpronësimet
Disa banorë nga fshati Shipitullë të Obiliqit kanë protestuar para ndërtesës ...
-
Vịktimat e shpërthimịt në Mal të Zi, janë anëtarë të grupit krimịnal
Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur mëngjesin e sotëm në Cetin...
-
Putin në Vietnam: Duam të forcojmë lidhjet
Udhëheqësit e Vietnamit dhe Rusisë kanë thënë se duan të forcojnë lidhjet ndë...
-
Nuk mund ta besoni sa kushton një litër naftë në Palestinë! Banorët përdorin vajin e gatimit për të ecur me makinë
Situata në Gaza përsa i përket mungesës së karburantit vazhdon të rëndohet ed...
-
Arrestohet një person për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
Njësia policore gjatë realizimit të detyrave ligjore në një pikë kontrolli ka...
-
Shpërthim në Cetinje të Malit të Zi, dyshohet për dy të vdẹkur nga klani krịminal “Skaljar”
Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur mëngjesin e ...
-
Lidhjet e Vuçiqit me Milan Radoiçiqin, kumbari i presidentit fqinji i parë i organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë
Lidhjet e presidentit të Serbisë me njerëzit që i shërbenin në Kosovë së fund...
-
Dren Boshnjaku zgjedhet kryesues i Bordit Drejtues të ShSKUK-së
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në mbl...
-
Ndërron jetë Antonio Belushi, lider shpirtëror i arbreshëve
Ka ndërruar jetë, Antonio Belushi, i cili vlerësohet si lider shpirtëror i ar...
-
Begaj: Procesi i zgjerimit i BE-së, jetik për Ballkanin Perëndimor
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, flet në intervistë me Deutsche Welle n...
-
Gruaja sulmőn burrin me copë xhami në Kaçanik, ai dërgohet në spital
Një grua në Kaçanik ka sulmuar një burrë me copë të xhamit e sipas policisë k...