Lajme

Nga Gjermania e Zvicra fluksi më i madh i mërgimtarëve që fluturuan drejt Kosovës gjatë majit

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 12 May 2021

Festa e Fitër Bajramit ka bërë që shumë bashkatdhetarë të marrin rrugën drejt Kosovës. Vetëm sot në Kosovë kanë arritur katër aeroplanë, teksa deri në mesnatë pritet që në Kosovë të arrijnë  edhe 19 aeroplanë të tjerë me udhëtarë nga Zvicra e Gjermania.

Fluks të udhëtimeve sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka pasur gjatë gjithë kësaj pjese të parë të muajit maj.

Nga orët e para në të mëngjesit e deri më tani, katër aeroplan me udhëtarë  kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Deri në orët e mesnatës, bë Kosovë pritet të vijnë edhe 17 të tjerë nga vende të ndryshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera