Lajme

Nga e hëna rritje të temperaturave në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 13 March 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur që nga dita e hënë temperaturat në vend do të shënojnë ngritje.

Sipas IHK-së java e fundit e dimrit do të vijojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, ku ditën e mërkurë parashikohet të ketë prap reshje vende-vende.

“Java e fundit e stinës së dimrit do të vijoj me kushte më të qëndrueshme meteorologjike. Nga dita e mërkurë, vende-vende parashihen reshje. Temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve”, njofton IHK.

-Advertisement-

Tutje IHK shtoi se temperaturat minimale gjatë javës në të cilën po hyjmë do të lëvizin mes -7 deri 1 gradë Celcius ndërsa ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius.

“Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, bënë të ditur IHK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera