Lajme

Nga dita e hëne dozë e tretë e vaksinës edhe në Maqedoni të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 23 September 2021

Nga dita e hënë dozën e tretë të vaksinë kundër coronavirusit do ta pranojnë qytetarët mbi 60 vjet, punonjësit shëndetësor dhe pacientët me sëmundje serioze imunologjike.

Një rekomandim të tillë e dha Komiteti për Imunizim.

“Të gjithë qytetarët që kanë pranuar dozën e dytë në momentin kur do të kalojnë gjashtë muaj do të marrin mesazh se do të mund ta marrin dozën e tretë. Nuk ka nevojë të dilet jashtë për dozën e tretë të vaksinës. Japim rekomandime në bazë të përvojave të vendeve të tjera dhe institucioneve ndërkombëtare se cilët janë ata persona që do të duhet të vaksinohen”, tha Filipçe.

-Advertisement-

Ndryshe, deri tani janë aplikuar gjithsej 1.482.287 doza të vaksinës, ndërsa 703.878 qytetarë janë rivaksinuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera