Lajme

Nga Albright te Blinken, historia e takimeve të liderëve kosovarë me Sekretarët Amerikanë

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 27 July 2022

Takimi i Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti me Sekretarin Blinken u pa si ngjarje e jashtëzakonshme për pushtetin dhe sukses i madh përkrahësit e tyre. Nëse kthehemi mbrapa, takimet e liderëve kosovarë me Sekretarë amerikanë janë gjëja më e zakonshme në më shumë se 20 vjet. Pothuajse secili udhëheqës kosovar është takuar me secilin Sekretar të kohës.

Takimi i Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti me Sekretarin amerikan, Antony Blinken, u manifestua si ngjarje e veçantë dhe sukses i pushtetit.

Por historia e aleancës Kosovë – SHBA është shënuar, ndoshta më së shumti, me takime mes liderëve kosovarë dhe Sekretarëve amerikanë të Shtetit. Në më shumë se dy dekadat e fundit, pothuajse secili udheheqës kosovarë ka udhëtuar në Ëashington dhe është pritur nga Sekretari amerikan, pozitë kjo më e larta në politikën e jashtme amerikane.

-Advertisement-

Disa prej Sekretarëve amerikanë si Madeleine Albright, Colin Powell, Hillary Clinton dhe John Kerry, kanë vizitur Kosovën dhe Ballkanin.

Sekretarja amerikane, e para grua në historinë e Amerikës, Madeleine Albright, ishte kthyer në një figurë, me të cilin ishin familjarizuar kosovarët, që prej kohës së luftës së vitit 1999. Ajo është takuar disa herë me ish-Presidentin Ibrahim Rugova dhe me Hashim Thacin, në funksione të ndryshme. Albright nuk ka pasur vetëm takime pritëse me ta, të cilat përfundonin me fotografi zyrtare. Afërsia e saj me liderë kosovarë ishte e njohur. Kishte shprehur edhe simpatinë që kishte për Thacin, liderin e ri të ushtrisë guerile, që ishte caktuar drejtues i ekipit të Kosovës në Rambuje. Aty, Albright e kishte takuar Thacin për herë të parë, ndërsa Rugovën në vitin 1998.

Në fillim të mijëvjeçarit, në administratën e re të George W Bush, Sekretar i Shtetit ishte caktuar Colin Powell. Në vitin 2001, ai kishte vizituar Ballkanin dhe ishte takuar me liderë kosovarë.

Në maj të vitit 2002, ai kishte pritur në Department të Shtetit kryeministrin kosovar, Bajram Rexhepin.

Në fillim të mijëvjeçarit, në administratën e re të George W Bush, Sekretar i Shtetit ishte caktuar Colin Powell. Në vitin 2001, ai kishte vizituar Ballkanin dhe ishte takuar me liderë kosovarë.

Në maj të vitit 2002, ai kishte pritur në Department të Shtetit kryeministrin kosovar, Bajram Rexhepin.

Në qershor të vitit 2006 ish-sekretarja Condoleeza Rice e kishte takuar Presidentin Fatmir Sejdiu dhe ish-kryeministrin Agim Ceku. Njëherë tjetër, ajo e kishte pritur në Washington edhe Grupin e Unitetit për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Në korrik të vitint 2008, ish-Sekretarja Rice njoftonte se ka pritur në takim, për herë të parë, liderët e Kosovës së pavarësuar, Presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi.

Rice thoshte se i ka përgëzuar liderët kosovarë për punën në muajt e parë të shtetësisë, enkas për mbrojtjen e serbëve dhe zbatimin e zotimeve të tjera, që vinin sipas Pakos së Ahtisaarit.

Një vit më vonë, Sejdiu dhe Thaci udhëtuan sërish në Ëashington. Në vitin 2009, ata do ta takonin Hillary Clintonin, Sekretare e Shtetit nga administrata e Presidentit Barack Obama. Progresin e vitit të parë të Kosovës së pavarur, atëkohë, Clinton e quante ‘historik’.

Në tetor të vitit 2010, Clinton vizitoi Kosovën, duke u bërë sekretarja e parë e Shtetit që erdhi në shtetin e pavarur. U takua me dy liderët kosovarë të asaj kohe, Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin.

Dy vjet më vonë, pak para përfundimit të shërbimit të saj si Sekretare e Shtetit, Clinton vizitoi sërish Kosovën. Ajo mbajti një konferencë për shtyp me ish-kreyministrin Thaci dhe aty tha se “pavarësia e Kosovës nuk është cështje për diskutim”.

Me ish-Sekretaren Clinton ishte takuar edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga, në Neë York, të cilës, sic citonte Presidenca, i kishte thënë se SHBA-ja qëndron me Kosovën “në secilin hap”. Jahjaga kishte edhe disa takime të tjera me Clintonin, gjatë mandatit të saj.

Edhe John Kerry, që mori pozitën e Sekretarit të Shtetit në mandatin e dytë të Presidentit Obama, kishte vizituar Kosovën.

Në vitin 2015, a ishte pritur në Prishtinë nga ish-Kryeministri Isa Mustafës. Në takimin që më vonë u zhvillua mes tyre ishte edhe Thaci, si zëvendëskryeministër në atë kohë.

Në konferencën për media, Sekretari Kerry mbajti një fjalim dedikuar edhe opozitës së atëkohshme të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje për metodat e pengimit të punës së Kuvendit. Dhuna është e papranueshme, thoshte Sekretari amerikan, i cili merrte shembull marrëdhëniet e tij me Senatorin John McCain, ndonëse vinin nga partitë kundërshtare në SHBA.

Thaci si President, në kohën e fundit të mandatit e tij, kishte rralluar takimet jashtë vendit. Përflitej se liderët botërorë nuk po e prisnin, atë që aludohej se do të akuzohej nga Gjykata Speciale.

Në vitin 2020, Thaçi u prit në Departamentin e Shtetit nga Mike Pompo, që ishte Sekretar amerikan i Shtetit në Administratën e Presidentit Donald Trump.

Kronologjia e takimeve të udhëheqësve kosovarë vazhdoi mbrëmë me atë të Kurtit e Osmanit me Sekretarin Blinken.

Dyshja e kishin parë edhe njëherë tjetër gjatë këtyre muajve sekretarin Blinken, në Katedralen e Ëashingtonit, gjatë ceremonisë mortore të Seketares Albright. Presidentja dhe Kryeministri kishin nxjerrë fotografi me Sekretarin, por s’po i merrej si shumë valide nga kritikuesit, sepse nuk ishte një takim i mirëfilltë.

Diskutimi me Sekretarin Blinken në Departamentin e Shtetit ndodhi vetëm dje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera