Lajme

Nga 4 shtatori i zhdukur, Policia e Kosovës kërkon ndihmë për ta gjetur 27-vjeçarin

Autori: Islam Morina 13:44 | 10 September 2022

Policia e Rajonit të Prizrenit kërkon ndihmë nga qytetarët për ta gjetur një 27-vjeçar i cili u raportua i zhdukur që nga 4 shtatori.

Policia bën me dije se personi i zhdukur është Melidin Adili, nga fshati Borje i Shqipërisë, shkruan Gazeta Infokus.

Për herë të fundit thuhet se është parë nga shokët e tij të punës, në Zhilibeg, në afërsi të Brodit të Komunës së Dragashit.

-Advertisement-

Për gjetjen e tij, përveç Policisë se Kosovës dhe Shqipërisë, janë angazhuar edhe FSK-ja dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, por pa rezultate.

“Me datë 04 Shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person I zhdukur.

Personi Melidin (Izudin ) Adili , lindur me datë 24.05.1995 nga Fshati Borje I Republikës së Shqipërisë, i cili për here të fundit është parë nga shokët e tij të punës , me datën 04 shtator , më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod , KK Dragashë.

Ai ka dalë në bjeshkët për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer .

Që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.

Më vonë në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar.

Peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri”, thuhet në njoftimin e policisë, ku kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e këtij të riu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera